Balliu: Akuzat e “miss 5 milionë euroshit” te doganat nuk vlejnë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i është përgjigjur zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropali, duke theksuar se akuzat e saj nuk qëndrojnë porsa kohë ato vijnë nga njeriu që nuk është përgjigjur për 5 milionë eurot kur ajo drejtonte doganat shqiptare.
“Që nga momenti që del dhe akuzon miss 5 milionë euroshi i doganës e kupton që ato akuza nuk qëndrojnë.
Por 5 milion euroshi i doganës do ta ndjekë Ramën deri në fund në GRUSHTIN E SHTETIT të organizuar prej tij.
Natyrisht që zonja në fjalë do ta mbështesë, pasi është Rama ai që e shpëtoj nga akuza miss 5 milion euroshen e doganës nga drejtësia”, shprehet ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.