Balliu: Ata që nuk votohen heqin buxhetin e atyre që votojnë!

Deputeti Klevis Balliu e cilëson të paprecedentë vendimin e Ministrisë së Financave për të hequr fondet e Bashkisë së Shkodrës.

Balliu thotë se ata që nuk votohen nuk mund të heqin të drejtat e qytetarëve.

“Ata që nuk votohen heqin buxhetin e atyre që votojnë! Çfarë demokracie është kjo! Ministrja, shoqe e Lindës e pa votuar nga askush, që i heq buxhetin bashkisë së votuar nga qytetarët. Ministrja e Financave Anila Denaj, e cila nuk është votuar nga qytetarët, vendos heqjen e buxhetit për votuesit dhe të votuarit e Shkodrës. Por kjo s’shtë demokraci, sepse nuk mundet që një njeri i pa zgjedhur do vendosë për fatin e sovranit dhe kjo tregon qartazi që Edi Rama kërkon të vrasë demokracinë dhe sovranin e vendit”,- deklaron Klevis Balliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?