Balliu: BE të votojë kundër Holandës për vizat. Ndëshkoni Qeverinë, jo Shqipërinë

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, shprehet se institucionet e BE dhe vendet anëtare të unionit duhet të ndëshkojnë qeverinë “Rama” dhe jo qytetarët shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Balliu deklaron se “Bashkimi Europian duhet të votojë kundër kërkesës së Hollandës për heqjen e vizave të qytetarëve shqiptarë. BE nëse do le të votojë për ti hequr vizat qeverisë dhe jo shqiptarëve”.

Deklarata e plotë e Klevis Balliut:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkimi Europian duhet të votojë kundër kërkesës së Hollandës për heqjen e vizave të qytetarëve shqiptarë. BE nëse do le të votojë për ti hequr vizat qeverisë dhe jo shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët as kanë vjedhur as kanë vrarë as kanë bashkëpunuar me kriminel, as nuk ka vjedhur drejtësinë, as nuk kanë vjedhur demokracinë.

Këto janë përgjegjësi e qeverisë dhe nëse duan le tja heqin vizat Ramës dhe kabinetit të tij por jo shqiptarëve.

Qytetarët, të cilën kanë 28 vite që protestojnë dhe luftojnë për demokraci dhe për liri me thirrjen: ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Të nderuar Europian nuk është faji i Shqipërisë për këto krime por i kësaj qeverie. Madje mund të them më shumë është faji juaj se sa i shqiptarëve sepse ju e keni mbështetur dhe legjitimuar këtë qeveri anti demokratike.

Ndaj mendoj që është në dinjitetin tuaj të votoni kundër kësaj kërkese të Hollandës, që vjen si pasojë e dështimit të qeverisë shqiptare dhe jo të shqiptarëve.

NDËSHKONI QEVERINË JO SHQIPËRINË”.

https://www.facebook.com/klevisballiufaqjazyrtare/posts/2204731643189975

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?