Balliu debaton me Policinë për perimetrin, policët filmojnë skenën nga taracat
Ish-deputeti Klevis Balliu në krye të një turme të madhe protestuesish, është përballuar me Policinë në udhëkryqin përpara Ministrisë së Brendshme, pasi ka kërkuar që prej aty t’i drejtohen parlamentit.
Por, një drejtues i Policisë nuk i ka lejuar, duke i kërkuar të ruajnë perimetrin e sigurisë, ku janë rreshtuar qindra Policë.
Balliu u shpreh për mediat se e gjtihë kjo situatë tensionohet me qëllim nga policia, pasi ky shesh dihet që është një pikë grumbullimi për qytetarët, tensionohet me qëllim që shumë prej tyre të shoqërohen në Polici.
Ndërkohë që midis protetsuesve dhe Policisë ka pasur disa të shtyra, në taracën e Ministrisë së Brendshme janë vendosur policë që me kamera filmojnë grumbullin e qytetarëve.
Thirrje nga gratë dëgjohen në sfond: O shtet i krimit!
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/2338908442835020/





KOHA JONË SONDAZH

