Balliu: Demokratët t’i hapim rrugë zgjedhjeve për kreun e partisë

Ish-depzuteti i PD-së, Klevis Balliu thotë se demokratët kanë në dorë fatin e partisë, dhe për të, duhet që ti hapin rrugë zgjedhjeve për kreun e partisë.

”Më 6 mars u faktua që delegatët ishin me 11 dhjetor dhe se salla e Pallatit të Kongreseve ishin mbushur me punonjësit e Erion Isufit. Kjo çështje është e mbyllur tashmë, nuk kemi se çfarë mund të diskutohet.

Çështja është sesi mund t’i ndihmojmë këta qytetarë që janë në dorë të këtij pushteti. Unë i ftoj të gjithë demokratët që t’i hapim rrugë zgjedhjeve. Në të diskutojmë se si bëhen zgjedhjet dhe çdo kandidat që del të jetë i sigurti për votën e tij”.

 

SHKARKO APP