Balliu: Ekonomia ka vdekur, s’ka profesionistë

Ekonomia e vendit është rrënuar sepse profesionistët janë larguar nga vendi dhe minishengeni është një shpikje e qeverisë, që nuk ekziston.

I ftuar në një intervistë në RTV Ora, ish deputeti i PD Klevis Balliu foli rreth rolit që do të luajë opozita për vitin 2020 dhe ekonominë e vendit. Ai tha se nuk kemi shifra konkrete, por ekonomia e vendit ka vdekur dhe shkak kryesor është fakti që nuk ka më profesionistë.

Klevis Balliu: Zgjedhjet e parakohshme tanimë kërkohen nga ekonomia e vendit,nuk ka besoj asnjë qytetar që nuk e ka ndjerë rrëznimin ekonomik të shtetit dhe të vetin personal, marr shkas nga fakti tronditës që janë larguar qindra qytetar sepse këtu faktikisht ekonomia ka vdekur,ajo po ashtu u tregua dhe nga një fatkeqësi natyrore që mund ti bjerë çdo shteti po çdo shtet do kishte patur mjetet dhe buxhetin e duhur për tu përgjigjur, që qeveria nuk e ka patur dhe nuk e ka e sot akoma nuk kemi shifra konkrete sepse nuk ka profesionistë,janë hequr, janë larguar”.

Për sa i përket rolit të opozitës për minishengenin Balliu nënvizon se është e pamundur të bëhet një marrëveshjë e tillë për sa kohë përfiton vetëm Serbia.

Klevis Balliu: “Shengeni Ballkanik nuk ekziston, është një fjalë e shpikur, këtë nuk e them vetëm unë ka një Shengen, që e ka thënë dhe Aleksandër Vuçiç për mediat amerikane që “është projekti im për rikthimin e jugosllavisë me Shqipërinë brenda”. Kjo nuk është në interest e Shqipërisë. Ne jemi një vend që importon 50% më shumë se eksporton, ashtu është dhe Kosova dhe kush përfiton, përfiton Serbia që eksporton shumë herë më shumë dhe kërkon të mbysë tregjet Shqiptare.”

RTV Ora - Balliu: Ekonomia ka vdekur, ska profesionistë

SHKARKO APP