Balliu i kthehet Ballës: Fabula e PS-së për reformën në drejtësi, ra, tani do bjerë dhe Rilindja
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i është kundërpërgjigjur deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, të cilit i kujton se fabula e mazhorancës me reformën në drejtësi dhe pengimin e saj nga ana e opozitës ka rënë.
Dhe po ashtu, thotë Balliu, tani do të bjerë dhe “Rilindja” dhe pastaj do shikojmë çdo bëhet me peshkun e madh. Ish-ligjvënësi demokrat shprehet se në çdo hap historik të Shqipërisë, në sedilen e shoferit ka qenë gjithmonë Partia Demokratike, qoftë kjo për themelimin e pluralizmit e deri tek liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO.
Kështu do të jetë. thotë ai, dhe për rithemelimin e drejtësisë së pavarur, një drejtësi që arreston pushtetarët e korruptuar dhe jo qytetarët e varfëruar.
“E mbajte premtimin Tao! U çanë duke bërtitur 8 vite; po bëjmë reformën në drejtësi dhe opozita ka frikë nga reforma. Në 8 vite ky është peshku i madh i kapur, e në fakt ashtu duket; sukses i paparë. Ne që kishim frikë nga drejtësia dogjëm mandatet, që mund të na arrestonin më lehtë se nuk kemi imunitet tani prej gati dy vitesh. Fabula ra. Tani do të bjerë dhe Rilindja dhe pastaj do shikojmë çdo bëhet me peshkun e madh. Në çdo hap historik të Shqipërisë, në sedilen e shoferit ka qenë gjithmonë Partia Demokratike, qoftë kjo për themelimin e pluralizmit e deri tek liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në NATO. Kështu do të jetë dhe për rithemelimin e drejtësisë së pavarur. Drejtësi që arreston pushtetarët e korruptuar dhe jo qytetarët e varfëruar”, shprehet në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
https://www.facebook.com/klevisballiufaqjazyrtare/posts/2615304925465976