Balliu: Karriera ime politike si tren pa frena, kush del përpara dëmtohet. Kam lindur dhe do vdes demokra

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në një intervistë për “Breaking” në Top News ka folur për mungesën e tij në listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ka deklaruar se ndjen keqardhje, por në situatën aktuale nuk ka kohë për të parë interesat personale, pasi sipas tij ka një dakordësi mbarëkombëtare se sot jemi në një luftë për mbijetesën e shtetit shqiptar dhe demokracinë, pasi të dyja këto janë në kërcënim nga regjimi.

Më tej Balliu u ka shprehur mirënjohje qytetarëve të Pogradecit të cilët e votuan për të qenë në parlament në zgjedhjet e 2017-ës dhe po ashtu u shprehu mirënjohje strukturave të Partisë Demokratike dhe Banorëve të Unazës, të cilët e kanë mbështetur gjatë kohës që ka qenë i arrestuar.

Pas gjithë këtij angazhimi politik, i pyetur nëse ka patur komunikim me kreun e PD, Lulzim Basha pas përjashtimit nga listat për zgjedhjet e 25 prillit, Balliu u shpreh se kjo nuk është çështje personale.

“Patjetër që kam patur komunikim me zotin Basha. Kjo nuk është çështje personale, është cënuar interesi kombëtar, është cënuar Shqipëria, është cënuar e drejta e votës, etj. etj., dhe ky nuk është momenti për të parë interesin personal”,- tha Balliu. Ai shtoi se “karriera ime politike është si tren pa frena, kush del përpara dëmtohet. Kam lindur dhe do vdes demokra”.

Breaking | Klevis Balliu 'Rama po krijon shtetin e tij, lëpihet si dhelpër e ngordhur' | Top News

SHKARKO APP