Balliu: Korrupsionin po e lufton Basha, pse paguhet Rama për kryeministër?
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha në studion e lajmeve të Ora News se Lulzim Basha po publikon të gjitha rastet e krimit e korrupsionit, ndërkohë që kryeministri Rama vjedh.
Balliu i bëri thirrje Prokurores Arta Marku që të hetojë tenderin e kompanisë Salillari për ndërtimin e Unazës së Re, pasi sipas tij kompania që është vënë për ta vëzhguar është një nëndegë e saj.
“Kjo kompani që paguhet nga Salillari, Salillari atje po vëzhgon Salillarin. Nuk ka kompani tjetër. Këto janë një grup siç janë grupet kriminale. Grupet kriminale Cosa nostra ka patur bosin, nënbosin, kapitenët, gjeneralët, të ndara.
Dhe këta kështu funksionojnë. Kanë bosin Edi Ramën, gjeneralët Salillarët dhe kapitenët që bëjën IKN-të që bëjnë supervizimin. Dhe janë gjithë në një vend këto, të gjithë për vjedhje.
Këtë jua thotë kontrata e tyre dhe ligji shqiptar thotë që kjo kompani nuk mundet kurrsesi të supervizohet dhe ky tender jo vetëm duhet fshirë dhe prokuroria duhet të nisë hetimet.
Ne i bëmë thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku që ka shkatërruar çdo dosje kriminale të mundshme dhe ka shpikur akuza nga më të ndryshmet për çdo qytetar që protestuar. I bëmë thirrje dje që kjo zonjë të shkojë dhe të nisë hetimet atje.
Ky është shteti jonë. PD nuk është prokuroria, nuk duhet ti bëjmë ne këto. Pse e gjejmë ne këtë dhe nuk e gjen prokuroria? Këtë punë po e bën PD. Po e bën Lulzim Basha. Ky është kryeministër, supozohet të luftojë korrupsionin dhe krimin. Korrupsionin dhe krimin po e lufton Lulzim Basha. Ky për çfarë i merr lekët? Lulzim Basha i nxjerr Kajmakët, Valdrinët, Pjetrat. Po ky ça funksioni ka si kryeministër? Të vjedhë”, tha Klevis Balliu.