Balliu: Ky është sulm fontal i pushtetit kriminal ndaj qytetarëve
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka reaguar për arrestimet dhe dhunën e sotme të policisë ndaj qytetarëve, në sheshin “Skënderbej”. Në një mesazh në rrjetet sociale, Balliu shprehet se dhuna e sotme është sulm i pushtetit kriminal ndaj qytetarëve.
“Krimi që mbolli drogën dhe vjedh paratë e qytetarëve me tendera sekret, në emër të pandemisë arreston dhe dhunon brutalisht, në shkelje të Kushtetutës dhe të drejtat e njeriut, QYTETARËT. Ky është sulm frontal ndaj pluralizmit, demokracisë dhe vlerave më të vyera të botës perëndimore. Në vend të qytetarëve, në pranga duhet të jenë ata që po i vjedhin, që po i dhunojnë shqiptarët. Policia me urdhër të Sandër kimikut, gjeneral kanabisit arreston popullin e thjeshtë”,- deklaron Klevis Balliu.