Balliu: Macron kërcënoi Kosovën në kryeqytetin ku një President amerikan i dha pavarësinë

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratave të Presidentit Emmanuel Macron për pezullimin e legalizimit të vizave për Kosovën, duke u shprehur se ai mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën.

“Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë”, shkruan Balliu, ndërsa thekson se e gjithë kjo, u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë

Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës. Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë. Kjo u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George W Bush dha pavarsinë e Kosovës.

Kjo është një diferencë dramatike. Qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe politika kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca. Pavarësisht nga antarësia në NATO ajo nuk e pengon veten të furnizojë me armë Serbinë dhe të krijojë në çdo tryezë diplomatike aspektin sentimental ndaj Serbisë.

Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm kudo që ndodhet të mos e di dhe vlerësojë këtë raport politik historik të Francës me Serbinë deri tek Rusia. Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit,mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës.

SHKARKO APP