Balliu me heronjtë e ”Unazës së Re”: Europa po na mbyll dyert
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, në protestën historike dhe më jetëgjatë të banrovëe të ”Unazës së Re”, është shprehur se zgjedhje më 30 qershor nuk ka. ”Nuk mund të ketë zgjedhje, për sa kohë që në krye të qeverisë është një njeri i dashuar me krimin. Një njeri që ha, fle, pi dhe rri me krimin e organizuar. Nuk mund të keni ne, zgjedhje për sa zyrtarë të shtetit shqiptar, i shohin Habilajt si pardronë të tyre”.
Nga ana tjetër, ai foli edhe për votimin e Rezulutës në Kuvend, lidhur me vendimin e Presidentit Ilir Meta, për të anulluar 30 qershor, si datë për zgjedhjet lokale. Balliu u shpreh se sot në Parlament ishin bashkë çdo lloj bajge, të cilët sipas tij, flisnin për gjëra nuk kanë lidhje.
”Kush foli në atë parlament për zonën që përlaqëson? Kush tha një fjalë për shqiptarët? Në kulmin më të madh të krizës në Shqipëri, ku po rrezikohet demokracia, e gjithë Europa po na mbyll dyert, po na heqin vizat”. Ai akuzoi se qeveria shet kokainë dhe se gjysmën e konsumon kryeministri Edi Rama, ku e sfidoi duke thënë që të bëjë analizat.
R.SH/Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

