Balliu me strukturat në degën 8-të: Përshkallëzimi dhe ndërgjegjësimi janë shpresa për një Shqipëri ndryshe
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka zhvilluar së bashku me deputetin Tomor Alizoti, një takim me strukturat drejtuese të Partia Demokratike dega 8-të, në kuadër të aksionit opozitar. Për të përshkallëzimi dhe ndërgjegjësimi janë shpresa për një Shqipëri ndryshe. ”Narkoqeveria nuk do ta ndaloj ndryshimin! Sot, bashkë me deputetin Tomor Alizoti ishim në një nga mbledhjet organizative me strukturat drejtuese të Partia Demokratike Dega 8-të, në kuadër të aksionit opozitar. Përshkallëzimi dhe ndërgjegjësimi janë shpresa për një Shqipëri ndryshe”, shprehet Balliu.