Balliu në organizimin e CSU: Aksion i pandalshëm kundër krimit
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ishte i pranishëm në organizimin e CSU në Gjermani, ku u diskutua për sigurinë dhe lufta kundër krimit në Europë. ”Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lodhjes së politikë me krimin dhe korrupsionin”.
Postimi i plotë
Ishte kënaqësi të isha pjesë e një organizimi të CSU në Gjermani, në Parlamentin Bavarez, ku diskutuam për sigurinë dhe luftën kundër krimit në Europë. Diskutimi ishte mes miqve të Shqipërisë, me z.Manfred Weber kryetari i grupit të Partive Popullore Europiane me Ambasadorin e SHBA-së në Gjermani Richard Grenell, me Ministrin e Brendshëm, z.Joachim Harrman, zv.Presidentin e Komisionit Van Ser Leyen si dhe z.Margaritis Schinas.
Gjatë diskutimit garantova përkushtimin total të Opozitës shqiptare për të punuar për rikthimin e institucioneve demokratike, legjitimitetin e tyre por dhe aksionin tonë të pandalshëm kundër lodhjes së politikë me krimin dhe korrupsionin.
Një çështje që mori vëmendje të madhe ishte dhe domosdoshmëria e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe angazhimi për të luftuar influencën në rritje të Rusisë në Ballkan. Por është detyra jonë që të rikthejmë legjitimitetin institucioneve duke filluar me plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.