Balliu nxjerr dokumentet: Ja si Rama po vjedh bregdetin

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu përmes një postimi në facebook ka publikuar disa dokumente ku akuzon kryeministrin Edi Rama për vjedhje në bregdet. “Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit”.

Postimi i plotë

RAMA VJEDH BREGDETIN DITËN PËR DIELL ME VKM, FALSIFIKIME DHE MASHTRIME

Swiss Digital Desktop Reklama

Një Vendim i Këshillit të Ministrave i shkurtit të vitit 2019, “Për pezullimin e përkohshëm të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve në turizëm” u botua në atë kohë në Fletore Zyrtare dhe po atë ditë është fshirë nga sistemi i QPZ dhe me të njëjtin numër në fletore botohet një Udhëzim Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

VKM-ja enigmatike për pronat në bregdet ribotohet 2 muaj më vonë në Fletoren Zyrtare bashkë me shfuqizimin e saj.

Por çfarë parashikonte kjo VKM?

VKM ngarkonte ish ZVRPP në rrethe të bëjnë ndryshimet në kartelat e pasurive të tokës bujqësore në favor të Ministrisë së Turizmit, në zonat strategjike për turizmin siç janë Ksamili, Velipojë e kudo në vijën tonë bregdetare. A i ndryshoi ZVRPP kartelat e pasurive të përfituesve të tokës bujqësore në favor të Ministrisë Turizmit? Qëllimi i kësaj VKM është një dhe i vetëm: tu grabitet prona qytetarëve dhe tu kalohet bosëve dhe oligarkëve të ndërtimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?