Balliu për qëndrimin e Bashës: E frikshme qetësia, sillet si vrasës gjakftohtë
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu e quan të frikshme qetësinë me të cilën kryetari demokrat Lulzim Basha përballon humbjen e zgjedhjeve në mënyrë katastrofike. Për të Basha sillet si vrasës gjakftohtë, pasi sipas tij ka vrarë opozitarizmin në Shqipëri.
“Nuk është çështja te Luli, te Klevisi apo tjetri. Çështja është të zgjidhet ky problem. Problemi zgjidhet vetëm me votë. Këtë kemi kërkuar, votën. Nëse do kishte fituar Basha me votë, të gjithë demokratët do bashkoheshin rreth tij.
Në 30 vjet, të marrësh logon e PD-së dhe ta nxish në këtë mënyrë, dhe të thuash s’kam humbur asnjë herë. Në këto zgjedhje more një përgjigje dramatike, dhe del me atë qetësi, është e frikshme.
Sillet si një vrasës gjakftohtë. Se vendit i duhet opozita. Të kesh atë qetësi përballë asaj drame, është e frikshme. Zotëri, dil garo”.