Balliu: Po kalojmë në pandemi të papunësisë dhe të ekonomisë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu gjatë një lidhje me Skype për Fax News foli mbi masat e qeverisë sa i përket situatës pandemike. Balliu në fjalën e tij përsëriti nevojën për shtimin e numrit të testimeve që sipas tij ndihmon në lehtësimin e situatës pandemike. Përveç pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi ish-deputeti flet për një tjetër pandemi, pandemia ekonomike.
Në lidhje me masat e marra nga qeveria ai tha “se paratë aty janë si për përballimin e situatës ashtu edhe për shtimin e testimeve”.Ndër të tjera Balliu tha “se të vjellësh në kohë pandemie është njësoj si të bësh vrasje duke iu referuar 15 tendera me katërfishin e çmimit.
“Paradoksi i Ramës në lidhje me masat për rihapjen e vendit qëndron në faktin kur ai deklaron se sallonet e bukurisë janë vatra të nxehta për përhapjen e koronavirusit ndërkohë pas dy ditësh del e thotë se do hapim këto subjekte.Qeveria duhet të marrë parasysh propozimet e opozitës dhe të zgjerojë financimin e familjeve në nevojë si dhe përkrahjen ndaj biznesit të vogël kryesisht”,- tha Balliu.
Pas pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 ish-deputeti tha “se kemi edhe dy pandemi të tjera pandemia ekonomike dhe pandemia e papunësisë.
.