Balliu publikon videon: Si u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj komenteve të socialistit Taulant Balla për shembjet e banesave në zonën e Astirit.

Ai ka publikuar një video, që sipas tij tregon sesi u devijua Lana për mikun trafikant të Taulant Ballës.

Balliu paralajmëron se të gjithë përgjegjësit e aferave miliona euroshe me Unazën e Re do mbajnë përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balliu: Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim.

Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana.

Ne nuk harrojmë!

Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?