Balliu: Qytetarët i kërkojnë Ramës të flasë për Agim Kajmakun
Banorët e Unazës së Re, si çdo ditë edhe sot kanë dalë në protestë kundër shembjes së banesave te tyre nga qeveria “Rama”. Ish-deputeti Klevis Balliu, i pranishëm në tubimin e qytetarëve, u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për çdo krim që ka kryer qeverisja e tij.
“Sot me heronjtë e unazës së re. Rama hesht sepse shpreson se do të harrohet krimi i Edvin Kajmak Toto Kristaq Rilindas. Të njëjtën skemë ndoqi me skandalin e Unazës dhe nuk ja doli as që të harrohet Unaza dhe as që ti ulë kokën qytetarëve të Unazës së Re.
Krimi në pushtet është në përpëlitjet e tij të fundit. Mendojnë se do harrohen krimet e tyre por askush nuk do të harrojë vjedhjet e Edi Ramës, drogën e Edi Ramës dhe skamjen ekonomike që solli Edi Rama”,- shkruan në një mesazh në Facebook, Klevis Balliu.
Një pjesë e protestuesve kishin veshur bluza, në të cilat kishte mesazhe që i kërkonin llogari kryeministrit për Agim Kajmakun.

KOHA JONË SONDAZH

