Balliu: Rama dha KQZ me konçesion tek Avdylajt
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas vendimit të KQZ, e cila në mënyrë të paprecedentë vendosi të mos marrë për bazë dekretin e Presidentit të Republikës.
Balliu ka deklaruar se Rama po përdor edhe KQZ për puçin e tij kushtetues.
“Kërkesa për të shkarkuar Presidenti është një lëvizje anti shtet, një lëvizje patetike dhe banditeske.Ky hap do të trajtohet si grusht shteti dhe do të marrin përgjigjen që merr një grusht shteti. Këto hapa të çojnë drejt një konflikti civil për të cilin Rama do të jetë i vetmi përgjegjës”, është shprehur mes të tjerash Balliu.
Postimi i plotë i ish-deputetit Klevis Balliu:
RAMA DHA KQZ ME KONÇESION TEK AVDYLAJT.
Edi Rama përdor dhe KQZ për puçin e tij kushtetues.
Antarët e KQZ që u bënë pjesë e kësaj shkeljeje Kushtetuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe të shkojnë pas hekurave.
Kërkesa për të shkarkuar Presidenti është një lëvizje anti shtet, një lëvizje patetike dhe banditeske.
Është një hap që po ndërmer Rama për të bërë grusht shteti pasi e sheh që është në orët e tij të fundit.
Ky hap do të trajtohet si grusht shteti dhe do të marrin përgjigjen që merr një grusht shteti.
Institucioni i vetëm ku Rama nuk bën presion për të është armik ndaj ai me pushtetin të akumuluar në ilegjitimitet të plotë kërkon të marrë dhe këtë institucion që se bleu dot dhe ku presionet nuk funksionuan.
Këto hapa të çojnë drejt një konflikti civil për të cilin Rama do të jetë i vetmi përgjegjës.
KOHA JONË SONDAZH

