Balliu: Rama kryeministër për tendera. Hapi rrugën atyre që dinë
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu përmes një postimi në facebook, shkruan se Edi Rama nuk mund të jetë veç kryeministër për tendera dhe koncesione. Nga ana tjetër, Balliu thotë se kryeministri dhe qeveria janë për ti shërbyer qytetarëve në çdo kohë, ndaj paguhen taksat. “Me Ramën Kryeministër ska shpresë. Të dashur miq kjo nuk është politikë, por ku ka probleme me shëndetin shkohet tek mjeku, kur ka probleme me ekonominë merret financieri, kur ka probleme me ligjin merret juristi dhe kur ka probleme me shtetin merret SHTETARI”.
Postimi i plotë
EDVIN NUK MUND TË JESH KRYEMINISTËR VETËM PËR TENDERAT DHE KONCESIONET E TUA. Rama thotë mos më kërkoni gjë, Rama thotë se shteti mbahet me taksa dhe skam çfarë bëj.
Por Kryeministri dhe qeveria janë për ti shërbyer qytetarëve në çdo kohë, ndaj paguhen taksat. Nëse ti thua ske çfarë bën pse duhet të paguhen taksat.
Me Ramën Kryeministër ska shpresë. Të dashur miq kjo nuk është politikë, por ku ka probleme me shëndetin shkohet tek mjeku, kur ka probleme me ekonominë merret financieri, kur ka probleme me ligjin merret juristi dhe kur ka probleme me shtetin merret SHTETARI.
Rama thotë se ska çfarë bën, nëse ske çfarë bën, nëse nuk di çfarë bën atëherë hapi rrugën atyre që dinë.