Balliu: Rama largon mjekët e jetës për doktorët e regjimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu deklaron se Edi Rama largon mjekët e jetës për doktorët e regjimit.
“Rama largon mjekët e jetës për doktorët e regjimit
Pa u menduar dy herë Rama ktheu nenin 55 për agjitacion propogandë, për të larguar nga QSUT Dr Allkja.
Ramës nuk i intereson fakti që Shqipëria ka 1 mjek për 1600 banorë nga 1 mjek për 600 banorë që kishte në 2013, por i intereson që të mbajë regjimin e Rilindjes të paprekur.
Për Ramën është pushteti që duhet mbrojtur jo jeta e qytetarëve dhe kjo nuk është kauzë politike por një fakt i pamohueshëm, pasi të heqësh një doktor që shpëton jetën e qytetarëve vetëm sepse nxjerr në pah të metat e pushtetit tregon se halli i vetëm i Edi Ramës është jeta e pushtetit dhe jo e qytetarëve”, shprehet Balliu.