Balliu: Rama po përdor policinë për presion politik ndaj kundërshtarëve
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Klevis Balliu gjatë një interviste akuzoi Kryeministrin Rama se po përdor policinë për presion politik ndaj kundërshtarëve.
Akuza erdhi pas shkuarjes së policisë në shtëpinë e tij dhe thirrjes për t’u paraqitur në Komisariatin e Policisë.
Sipas Balliut ky është urdhër politik i Edi Ramës, i cili njeh vetëm gjuhën e shtetit policor.
“Si me qytetarët dhe me opozitën, Rama nuk njeh gjuhë tjetër përveçse presionin policor. Ka qenë një polici e aktivizuar në blerje votash, e përfshirë në kanabizimin e vendit. Me këtë polici ta sjell në shtëpi për presion politik. Në shtëpinë time erdhën një përfaqësues i zonës ku unë jetoj dhe një përfaqësues i Rajonit Nr. 6, i plotfuqishmi në zonën ku unë banoj.”- tha Balliu i cili e konsideroi absurde një veprim të tillë, pasi policia nuk heton.
Ai e quajti urdhër të Edi Ramës “sepse këtu është prishur hierarkia e institucioneve. Ata më thanë duhet të vini me ne. Më dhanë një letër, që duhet të firmosnin që kishin ardhur. Unë e firmosa. Unë iu deklarova se do të vija ditën e hënë.”
Teksa pranoi se do të shkojë tek Rajoni Nr.6, Balliu edhe pse në një kohë që të gjitha hetimet në proces janë anuluar deri në pëfundim të pandemisë, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Po kështu, ish deputeti, deklaroi se Prokuroi e kishte mbyllur, dhe kishte thënë se hetimet nuk mund të vazhdojnë sa kohë jemi në kohë pandemie.
Por veprimet e policisë vijnë si një presion politikë ndaj deputetëve të opozitës, ndaj qytetarëve dhe sipas Balliut kjo është absolutisht e turpshme, dhe se veprime të tilla jo vetëm që nuk ndalojnë por frymëzojmë të vazhdojmë aksionin opozitar ndaj këtij pushteti.
Sa i takon 15 kushteve të miratuara nga Parlamenti Europian, përfaqësuesi i Partisë Demokratike tha se ky “është rasti i parë në histori që PE ndjek linjën e vendeve anëtare dhe jo të Komisionit Europian, që nga ky moment kuptohet që ka një problem në Shqipëri. Mos të harrojmë se tryeza e parë ishte me 5 kushte, pas qeverisjes 7 vjecare të Edi Ramës është sot me 15 kushte; ndërkohë që ka shumë akuza nga opozita për vjedhje votash, për korrupsionin, etj.” Sipas Balliut, 15 kushte janë prova për akuzat e opozitës. Praktikisht je 15 vjet prapa. Edi Rama ka kthyer 15 vjet pas Shqipërinë. Teksa nënvizoi edhe një herë se ndër ato kushte, PD është e përkushtuar që t’i plotësojë ato në të vetmen pikë ku kërkohet kontributi, Reforma Zgjedhore.
Duke vlerësuar kontributin dhe rolin e SHBA dhe BE, si dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR, në reformën zgjedhore, Balliu tha se veçanërisht identifikimit biometrik, rikthehen autoritet votës së qytetarëve.
“Ky është një hap përpara por kjo nuk zgjidh përfundimisht vjedhjen e votës. Do vazhdojmë që t’i japim mundësi shqipytarëve të votojnë të lirë”, tha ai ne nje intervistë për News 24.