Balliu: Rama të mos e takojë popullin! Është bërë si koronavirus, ku shkel ai ndodh një vrasje
Klevis Balliu, ish-deputeti i PD dhe mbështetësi i banoëve të Unazës së Re, komentoi sot zërat a duhet që Presidenti të tharrësë një tubim popullor apo jo.
Ndër të tjera, Balliu në Syri TV u shpreh:
A duhet të dalë Presidenti në tubim më 2 mars apo jo?! Po pse, do të pyesë këta Presidenti për të folur me popullin?! Ka ndonjë ligj që ndalon Presidentin të takojë popullin?!
Në fakt, duhet të dalë një ligj që të ndalojë Kryeministrin, se ai është bërë si koronavirus: Ku shkel ai ndonjë një vrasje, ndodh një grabitje, dhunohet një student.
A do të marrë pjesë në mitingun e 2 marsit?!
Unë si përfaqësues i PD-së e kam “për detyrë” të denoncoj raste të tilla ku shkelet ligji dhe Kushtetuta dhe t’i bëj publike.
Aksioni i opozitës është aksioni i opozitës dhe është falë atij aksioni që qytetarët e dinë sot pse nuk kanë para në xheop, pse nuk fitojnë një gjyq përballë një pushtetari, pse nuk e kanë më sot, ministër, Saimir Tahirin, një narkotrafikant!