Balliu, Ramës: Maska jote ka rënë. Europa e di që ke aleatë vetëm banditët dhe kriminelët
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar lidhur kriminalizimin dhe drogën që vazhdon të mbillet në vend.
Balliu ka sjellë në vëmendje raportet e mediave të njohura ndërkombëtare lidhur me kultivimin e kanabisit, kriminalizimin dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Reagimi i plotë i Balliut
Mediat prestigjioze botërore kanë denoncuar gjithnjë kriminalizimin dhe drogën në Shqipëri.
Jo vetëm RAI3 por edhe Neweurope thotë se kanabis sativa u rrit me 1200% në Shqipëri.
Edvini sigurisht do të thotë se ky është një tjetër lajm i pavërtetë dhe do vijojë sulmin ndaj kësaj medie, siç bëri me BILD dhe RAI3.
Por Edvin.
Çdo shqiptar e di shumë mirë që me bekimin tënd ke mbjellë dhe po mbjell akoma kanabis sativa.
Maska jote ka rënë Edvin. Në Shqipëri dhe tashmë në mbarë Europën dhe botën e dinë që ti ke për aleatë vetëm trafikantët, banditët dhe kriminelët.