Balliu-Ramës: Plotëso kushtet e studentëve, ose të heqin nga zyra

Pas mesazhit të kryeministrit, Edi Rama në Twitter për studentët, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ai kërkon nga kryeministri t’i plotësojë kushtet studentëve, ndërsa shton se ata do i plotësojnë vetë pas rrëzimit të tij.

Nga ana tjetër, deputeti demokrat e cilëson tentativën e Ramës për të kapur protestën si të  shëmtuar dhe të shpifur.

“Tentativa e Edi Ramës për të kapur protestën e studentëve është SHËMTUAR dhe e SHPIFUR.

Swiss Digital Desktop Reklama

O zotëri, njësoj si eterit e tu komunist nuk kapen dot studentët e dhjetorit 90, njësoj edhe ti s’do kapësh dot studentët e dhjetorit 2018.
Një rrugë ke:
Plotëso KUSHTET.
Ose i plotësojnë vetë ata pasi të të heqin ty nga zyra”, shkruan Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?