Balliu: Shkarkimi nga qeveria, dekorata më e madhe për Ilir Metën
Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thotë se shkarkimi i Presidentit Ilir Meta me 104 vota, është në fakt një dekoratë për kreun e shtetit, dhe këtë e mbështet në disa pika. ”Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin. Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve, do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes. Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një Parlament i shkarkuar, do të thotë se Ilir Meta do vijojë të rrijë në Presidencë”.
Postimi i plotë
Shkarkimi i Presidentit nga qeveria dekorata më e madhe për Ilir Metën.
Kur kreun e shtetit e shkarkon një qeveri që vjedh zgjedhjet, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka qenë në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të demokracisë.
Kur Presidentin e shkarkon një qeveri e lidhur me krimin, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka luftuar krimin.
Kur Presidentin e shkarkojnë hajdutët e inceneratorëve, do të thotë se Ilir Meta ka qenë kundër vjedhjes.
Kur Kreun e Shtetit e shkarkon një Parlament i shkarkuar, do të thotë se Ilir Meta do vijojë të rrijë në Presidencë.
Kur Presidentin e shkarkon qeveria e Beogradit, atëherë do të thotë se Ilir Meta ka mbrojtur interesat kombetare të Shqipërisë.