Deputeti Balliu: S’ka doktor që të merr përsipër! Replikon Zegjine Çaushi: Dëgjo këtu ti bukurosh, yt at dhe tezja jote…
Deputetja e PS-së Zegjine Çaushi iu drejtua me ironi deputetit të PD, Klevis Balliut, duke i thënë se ai është i fundit që mund të flasë për administratën dhe të akuzojë mazhorancën. ”Si mund të dalë një bukurosh këtu dhe të na flasë për administratën. Ti je i fundit që mund të dalësh këtu dhe të flasësh. Më dëgjo bukurosh, më dëgjo se do të rifreskoj memorien ty dhe kolegëve.
Ti përveç se vjen nga një fis i bukur, vjen dhe nga një familje hajdutësh, hajdutësh rrugësh madje, dhe vjen dhe bërtet se mendon se si ti bëjnë të gjithë. Në 2007 sapo u sistemuat në këto karrige të mazhorancës, yt at bashkë me tezen tënde, se vjen dhe na flet këtu për familjarët, Blerina Agolli hapin një shoqëri, shoqëri që kishte një fat të ndritur, të merrte të gjitha fondet e qeverisë, sepse ishte sekretare e përgjithshme në ministrinë e Kulturës”, tha ajo.
Ndërsa deputeti Klevis Balliu nuk qëndroi në heshtje. U përgjigj fort e ashpër: ”Mund të të përgjigjesha edhe ty si koleges që s’ka doktor që të merr përsipër….”- u përgjigj Balliu. Nënteksti ishte i qartë se pse duhej doktori!
KOHA JONË SONDAZH

