Balliu: Sot Shqipëria nuk ka as ligj, as Kushtetutë dhe as shtet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar sot IKMT-në, “se është sulur në një mision totalisht të paligjshëm për të informuar se ditën e hënë shtëpitë në Lotin 2 në projektin famëkeq të Unazës së Re, do të shemben”.

Ndonëse Loti 2 është anuluar dhe nuk është bërë një ritenderim, pra nuk ka as kompani as projekt, Balliu dononcon se IKMT vazhdon me prishjen e shtëpive të banorëve në Unazën e Re.

Postimi i plotë i Balliut

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot IKMT, e shoqëruar nga qindra forca Policie, është sulur në një mision totalisht të paligjshëm për të informuar se ditën e hënë shtëpitë në Lotin 2 në projektin famëkeq të Unazës, ku për 40 milionë euro nuk u arrestua askush përveç banorëve, do të SHEMBEN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Loti 2 është i ANULLUAR dhe nuk është bërë një RITENDERIM, pra nuk ka as kompani as projekt, çka në fakt është e vërtetë për të gjitha Lotet.
Por në rastin konkret, nuk ka as një tenderim të projektit.
Pra thjesht bëhet fjalë për oreksin e pushtetarëve që të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve për të ndërtuar kullat e oligarkëve.

Praktikisht shteti po vjedh shtëpitë për të pastruar paratë e drogës me Erion Veliajn, lavatriçen më të madhe të Europës.

Ky është një akt i turpshëm dhe barbar, që do të thot më se sot Shqipëria s’ka as ligj, as Kushtetutë dhe as shtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?