Balliu: Sulmohet RTV Ora meqenëse nuk i serviloset pushtetit të korrupsionit
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i është bashkuar reagimeve të shumta të politikës dhe opinionit publik që shkaktoi sulmi i Qeverisë “Rama” ndaj televizionit informativ “Ora News”.
Përmes rrjeteve sociale, Balliu shprehet se kërkohet të mbyllet RTV Ora sepse me emisionin Tempora, që u jepet zë edhe atyre që s’janë dakord me pushtetin e krimit.
Reagimi i plotë i Klevis Balliut
Për RTV Ora kërkohet mbyllja e televizionit, ndërkohë Carlo Bolinos i jepet toka dhe prona e qytetarëve me 1 Euro.
Sulmohet RTV Ora meqenëse nuk i serviloset pushtetit të korrupsionit, nuk i serviloset bashkisë së pavotuar.
Televizioni ku thuhen të vërtetat, ku i shërbehet interesit publik, pushteti i krimit kërkon ta mbyllë.
Nuk i duhet një TV ku ka një emision si Boom që denoncon dhe investigon duke faktuar padrejtësitë ndaj qytetarëve.
Kërkohet të mbyllet RTV Ora sepse me emisionin Tempora, që u jepet zë edhe atyre që s’janë dakord me pushtetin e krimit.
Kërkohet mbyllja e televizionit që ka emisionin 369 gradë meqenëse Artur Zheji bën analiza kundër padrejtësisë.
RTV Ora kërkohet të mbyllet, sepse i jep zë popullit dhe jo pushtetarëve të krimit.
Brahim Shima: Duan të mbyllin RTV ORA se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë