Balliu: Të shpallet në kërkim Prokuroria!

Ish-deputeti Klevis Balliu dorëzoi në prokurori kallëzim penal për abuzimet me projektin të Unaza e Re. Ndërkohë organi i akuzës nuk ka bërë asnjë veprim për veprat penale që flagrante që janë denoncuar.

Në një reagim në Facebook, Balliu ironizon qëndrimin e prokurorisë dhe thotë se ky institucion duhet të shpallet në kërkim.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shpallet në kërkim prokuroria! Nuk ka Prokurori e as prokuror. Edhe pse Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal për çështjen e Unazës së Re, Prokuroria nuk bën asnjë veprim, a thua se nuk ekziston. PD ka bërë kallëzim dhe ka dorëzuar prova e fakte për aferën korruptive që po ndodh tek Unaza, e ku qindra familje rrezikojnë të mbeten ne qiell të hapur, Prokuroria nuk bën asnjë veprim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria nuk nis hetimet e as nuk pezullon punimet. Prokuroria NUK është aty. Prokuroria të shpallet në kërkim.

Çdo marrëveshje me Ramën është bashkëpunim me krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?