Balliu thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër qeverisë që arreston qytetarët dhe amniston pushtetarët

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu iu bën thirrje qytetarëve që të mblidhen para Kuvendit, në orën 10:00, kur nis protesta e opozitës ndërsa në seancë plenare pritet të votohet për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.

Teksa ka ndarë pamjet nga para Kuvendit, i cili është “blinduar” nga forca të shumta policie, deputeti demokrat iu bën thirrje qytetarëve që të dalin në protestë kundër qeverisë e cila po mbron Belinda Ballukun.

“Sot qeveria që ka lënë në burg dhe ka arrestuar qytetarët se nuk kanë paguar dritat fshihen në Kuvend me gjithë këto forca policie që Balluku të mos futet në burg pavarësisht miliarda euro të vjedhur. Sot në orën 10:00 të gjithë qytetarët të bashkohen kundër një qeverie që kërkon burg për qytetarët dhe amnisti për pushtetarët e korruptuar”, tha deputeti i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?