Balliu: Varfërimi i shqiptarëve plan i Ramës për të mbajtur pushtetin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaron se varfërimi i shqiptarëve është plan i Edi Ramës për të mbajtur pushtetin e tij.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Balliu shprehet se Rama rriti taksat por jo rrogat, vodhi buxhetin, shkatërroi skemën e ndihmës ekonomike, nuk solli asnjë investitor të huaj, shkatërroi punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Ndaj, thotë ai, mandatin e tretë Rama e kërkon për t’i dhënë goditjen finale qytetarëve shqiptarë.

“Varfërimi i shqiptarëve plan i Ramës për të mbajtur pushtetin

Dihet botërisht se nëse do të sundosh një popull, varfëroje atë, dhe këtë bëri Rama në 8 vite.

Rama rriti taksat po jo rrogat, vodhi buxhetin, shkatërroi skemën e ndihmës ekonomike, nuk solli asnjë investitor të huaj, shkatërroi punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Ndaj mandatin e tretë Rama e kërkon për t’i dhënë goditjen finale qytetarëve shqiptarë.

Kjo strategji e Ramës për të varfëruar shqiptarët dhe zhvleftësuar votën e bën atë të pandalshëm në qëllimin e tij; vjedhjen e votave.

Por kjo nuk do të ndodhë. Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar në 25 Prill”, shprehet ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu.

Varfërimi i shqiptarëve plan i Ramës për të mbajtur pushtetin

Dihet botërisht se nëse do të sundosh një popull…

Pubblicato da Klevis Balliu – Faqja Zyrtare su Martedì 5 gennaio 2021

SHKARKO APP