Ballkani Perëndimor, “i pashpresë” përballë krizës demografike. Situata në Shqipëri më e rëndë

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë përballë një krize të madhe të emigracionit. Kjo është e dukshme në Maqedoninë e Veriut nga të dhënat e Censusit. Vendi me 2 milionë banorë është tkurrur me të paktën 10% që prej regjistrimit të popullsisë në 2002.

Ekonomia e dobët dhe mungesa e investimeve kanë dëmtuar keq vendin që feston 30-vjetorin e pavarësisë me 1.8 milionë banorë.

Situata është më e keqe në Shqipëri. Rreth 1.7 milionë banorë të saj kanë lënë vendin gjatë 3 dekadave të fundit sipas të dhënave zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia po vuan nga emigracioni, pasi më shumë se 10 mijë doktorë kanë lënë vendin gjatë 20 viteve të fundit. Në Bosnje-Hercegovinë, 400 mijë banorë janë larguar nga vendi gjatë 8 viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?