Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 09:56 Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion” Historia e suksesit të Kimi Antonellit është një rrugëtim nëntëvjeçar, i cili ka kaluar nëpër faza delikate, ditë të vështira dhe vendime të diskutueshme.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ballkani Perëndimor, vaksina anti-covid dhe ”provokimet ruse”

Aktualitet E enjte, 11 Shkurt 2021 18:16
Ballkani Perëndimor, vaksina anti-covid dhe ”provokimet ruse”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW

Ku mbarojnë konsideratat gjeopolitike dhe ku fillon shqetësimi për shëndetin e qytetarëve? Shumë qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë bërë këtë pyetje kohët e fundit ndërsa janë duke parë pafuqishëm se si në vendet fqinjë dhe më tej ka nisur vaksinimi në masë kundër koronës. Për shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar dekada të izoluar pas Perdes së Hekurt duke diskutuar me forcë se cili ka më shumë bomba atomike, SHBA apo Bashkimi Sovjetik, cili do të humbiste në rast të një lufte të mundshme, kriza aktuale me vaksinën kundër koronës ka ngjallur një ndjenjë të çuditshme déjá vu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Para 9 minutash
Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përb...

Para 22 minutash
A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

A do të ruajë qeveria e re në Serbi lidhjet me Rusinë?

Para 28 minutash

Për momentin ka mosmarrëveshje se cila është më e mirë vaksina perëndimore apo ajo kineze dhe nëse aleatët në SHBA ose BE do të zemëroheshin, nëse të paktën për momentin ndonjë nga vendet e Ballkanit do t’i drejtohej Moskës ose Pekinit. Debati është natyrisht i një natyre thjesht teorike, sepse në praktikë shumica e rajonit i ka parë vaksinat po aq pak, sa dhe bombat atomike dikur. Në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kosovë nuk ka nisur ende vaksinimi dhe nuk ka ndonjë të dhënë të saktë, se kur mund të pritet kjo.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Asnjë nga këto vende nuk ka aktualisht ndonjë vaksinë; autoritetet vetëm premtuan që dozat e para do të mbërrinin në fund të këtij muaji. Vetëm Shqipëria ka arritur të sigurojë në mënyrë simbolike 2000 doza për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorësh. Një përjashtim në rajon përbë Serbia, e cila bën pjesë në vendet që kryesojnë në Evropë për sa i përket numrit të qytetarëve të vaksinuar.

“Provokime ruse”

Cili është ndryshimi midis Serbisë dhe pesë vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor? Ndaj kësaj pyetjeje politikanët lokalë thonë: gjeopolitika. “Serbia blen vaksina nga Rusia, por ne si shtet jemi të orientuar drejt BE-së,” tha Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, këtë javë. Një këndvështrim të ngjashëm ka edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e quajti ofertën e Moskës për vaksinën ruse “Sputnik V” si “provokim”.

“Harrojeni burokracinë dhe jepni dritën jeshile për rusët dhe kinezët dhe çdo vaksinë tjetër, të gjitha janë të mirëpritura. Ju do të bini në gjunjë që t’ju sjellin vaksina!”, u bëri thirrje autoriteteve maqedonase përmes Facebookut mjekja Tatjana Gurzanova. Thirrje dramatike si kjo po dëgjohen gjithnjë e më shpesh në vendet e rajonit që nuk kanë marrë ende vaksina.

Ndërkohë Mali i Zi pret dërgesën e parë prej 50.000 dozash të vaksinës “Sputnik V” dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut më në fund nënshkroi të hënën (08.02) kontratën për blerjen e 200,000 dozave nga prodhuesi kinez Synopharm. Fakti që edhe zgjidhja e krizës së thellë shëndetësore nuk mund të ndodhte pa gjeopolitikë, vërteton shprehjen që qarkullon prej kohësh në Ballkan: “Perëndimi nuk do të na pranojë, Lindja nuk do të na lëshojë”.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, e pa të udhës të justifikohej para partnerëve perëndimorë për blerjen e vaksinave kineze. “Unë dua të konfirmoj që kemi pasur bisedime me partnerët tanë strategjikë, NATO dhe Uashingtonin, në të cilat kemi arritur në përfundimin se blerja e vaksinave nga Kina nuk është një çështje gjeopolitike, por një e drejtë sovrane e çdo shteti”, tha Zaev në një intervistë.

Turizmi i vaksinimit

Ndërkohë nacionalizmi shumë i kritikuar i vaksinimit në Ballkan po merr ngadalë tipare krejtësisht të ndryshme dhe po shndërrohet në turizëm vaksinimi që kapërcen madje ndarjet e thella historike dhe etnike tipike për rajonin. Qytetarë të Bosnjës, shqiptarë të Kosovës, apo shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi po shkojnë në Serbi me shpresën se atje mund të vaksinohen kundër virusit të rrezikshëm. Dikush mund të mendonte se njerëzi do të kërkonin shpëtim në një nga vendet fqinje që janë anëtare të BE-së, si Greqia, Bullgaria, Rumania ose Hungaria. Por ato ose kanë mbyllur kufijtë ose nuk kanë as për vete vaksina.

Etiketat e lidhura

balkaniCovid-19EUrussiavaksina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kampion”
Para 4 minutash

Wolff: “Për ekipet e tjera Kimi nuk e meritonte F1: Kemi investuar 10 milionë për të ndërtuar një kamp...

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë
Para 5 minutash

Ylli i futbollit Harry Kane, anglezi i parë në 25 vjet që fiton Topin e Artë

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja
Para 9 minutash

Mbi 50 mijë viktima: vera e vitit 2026, më vdekjeprurësja

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Para 22 minutash

Sot zgjedhjet parlamentare në Izrael, a do të sigurojë Netanyahu një tjetër mandat përballë ish-ushtar...

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 19 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 10 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.