Ballkanit i afrohet stuhia ‘Leandros’, do të përshkojë Greqinë nga e mërkura deri të hënën tjetër

Ballkani bëhet gati të ndeshet me pasojat e stuhisë Leandros, që duke filluar nga e enjtja do të ndikojë thuajse gjithë Greqinë kontinentale. Stuhia do të sjellë temperatura nën zero dhe dëborë në rajonet e ulëta. Sinoptikanët kanë paralajmëruar se efektet e stuhisë do të zgjasin deri të hënën dhe problemet në qarkullim do të jenë më të dukshme gjatë natës.

Fronti i ftohtë atmosferik largohet nga Spanja dhe zhvendoset në drejtim të Europës Lindore duke përshkuar së pari Greqinë dhe rajonin e Ballkanit.

Sipas Observatorit Kombëtar të Athinës, fronti i ftohtë do të ulë ndjeshëm temperaturat dhe do të ndikojë Greqinë nga e mërkura në mbrëmje deri në të hënën tjetër më 18 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat do të ulen nën zero gradë Celsius gjatë natës, përfshirë edhe në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore në Greqinë Veriore dhe Qendrore do të ndikohen nga acari të shtunën dhe të hënën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stuhia “Leandros” do të sjellë reshje dëbore edhe në zonat e ulëta të Maqedoninë, Trakisë dhe Thesalisë. Dëborë dhe acar do të ketë edhe në mbarë rajonet malore dhe gjysmëmalore të Greqisë kontinentale duke filluar nga e enjtja në mbrëmje.

Edhe pse moti i keq do të jetë me intervale, dëbora dhe i ftohti ekstrem do të sjellin probleme të shumta, sidomos gjatë natës.

Ndryshe nga pjesa kontinentale, në ishullin e Kretës temperaturat arritën deri në 28 gradë Celsius, çka solli mbushjen e plazheve.

Pre një jave moti i keq ka mbërthyer Spanjën, ku paralizoi për disa ditë edhe kryeqytetin, Madridin.

Autoritetet aty u detyruan të dislokojnë në rrugë edhe ushtrinë për të zhbllokuar aeroportin ndërkombëtar të Madridit dhe për të garantuar transportimin dhe shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19.

Në Ballkan moti i keq ka shkaktuar probleme me përmbytjet, veçanërisht në Shqipëri dhe në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?