Balluku, ankesa për Denajn: Po rrezikohet projekti i trenit Tiranë-Durrës, rikthehet Thumanë-Rrogozhinë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka kritikuar ashpër projektbuxhetin e vitit 2020 për dikasterin që ajo përfaqëson, duke theksuar se Ministria e Financave po rrezikon projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas, për shkak të mungesës së financimit. Gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Balluku tha se nuk është parashikuar asnjë fond për rrugë të reja, ndërkohë që ngriti shqetësim edhe në drejtim të ngrirjes aktuale të fondeve nga ana e Financave.
Sipas relatorit, Ilir Beqaj duhen krijuar hapësira buxhetore për këto shqetësime.
Nga ana tjetër, Balluku njoftoi edhe nisjen e 3 projekteve prioritare që lidhen me Aeroportin e Vlorës, tunelin e Llogorasë si dhe duke rikthyer aksin Thumanë-Rrogozhinë, që u anulua me emërimin e saj në krye të ministrisë.
Pavarësisht se nuk dha detaje, në mungesë të fondeve buxhetore, me gjasë këto projekte do të realizohen përmes partneriteti publik-privat.
SCAN