Balluku del bllof me deklaratat për “Migjenin”

Transparenca e AIR Albania vazhdon të ngreje pikëpyetje. Pas deklarimeve të ministres së infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, se Migjeni i përket flotës së Air Albania dhe se ka kontrate Dry Lease, vete drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Kerri, per Fax News, shprehet se Migjeni fluturon me kontrata të lagur, Wet Lease. Pra me qera  të plotë tek Turkish Airline.

Migjeni është avion që është marrë me qera tek kompania mëmë së bashku me ekuipazhin dhe lejen e fluturimit. Kjo është konfirmuar zyrtarisht për Fax News nga drejtori i Aviacionit Civil Krislen Kerri.

Ndryshe nga pretendimi i ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila, ditën e inaugurimit të Migjenit drejt 3 destinacioneve në Itali është shprehur për një kontratë Dry Lease të Migjenit.

Për të kuptuar diferencën e kontratës së thatë më atë të lagur, duhet të kuptojmë që kontratat e thata, paguajnë qera vetëm për mjetin e fluturimit dhe jo për gjithë shërbimin.

Migjeni do të fluturojë me kontatë qeraje ndaj Turkish Airline deri në muajin Mars. Po me këtë modalitett do të flutorojë edhe avioni drejt Brukselit. Air Albania do ti paguajë qera Turklish Airline, jo vetëm për flotën, avionet, por edhe për ekuipazhet, dhe madje dhe kateringun. / Fax News

Fax News - Kush genjen per "Air Albania"?

SHKARKO APP