Balluku i drejtohet Spahos, pasi iu përmend familja: Ti je si qen i lidhur tek karrigia
Nuk ka qetësi në seancën maratonë në Kuvendin e Shqipërisë. Akuza dhe kundërakuza. Zv.kryeministrja Belinda Balluku pati një momet tensioni me deputetin e PD-së, Edmond Spahon, ku i tha Ti je si qen i lidhur tek karrigia
“Mondi fokusohu te familja jote, u bëre hero, do marrësh medalje nga Saliu. Familjen time e ke përmendur 2 seanca më parë. Historitë e hidhura të familjes time i dinë të gjithë, kanë bërë mbi 130 vite internim.
Ti nuk ke tagrin të flasësh për familjen time. Ti Ina mos e duartrokit. Del këtu mos të bëj gabime unë. Ai e ka fiksim të përmendë familjen time. Ju nuk e keni idenë sa krenare jam për familjen time. Ka dhe medikamente për të ulur tempin. Duhet recetë mjekësore”.