Balluku inspekton kantierin në Shkodër: Ura ekzistuese e Bahçallëkut nuk preket, do ndërtojmë urë të re paralele

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, zhvilloi këtë të mërkurë një inspektim në kantierin e rrugës “Kthesa e Bërdicës-Ura e Bahçallëkut”, një projekt që synon të përmirësojë ndjeshëm qasjen hyrëse në qytetin e Shkodrës dhe infrastrukturën përreth.

Gjatë bashkëbisedimit me inxhinierët dhe punonjësit, Balluku theksoi se veçantia e këtij projekti qëndron në ndërtimin e një ure të re paralele, ndërkohë që ura ekzistuese do të ruhet në formën e saj aktuale, pa ndërhyrje strukturore.

“Jemi në kantierin e urës së re të Bahçallëkut, që zëvendëson urën që kemi sot, por që nga ana tjetër fillon edhe një zgjerim i kësaj rruge drejt qytetit të Shkodrës, duke nisur nga Bërdica”, tha ministrja Balluku. Ajo shtoi se rruga e re do të ketë një gjatësi prej 1600 metrash, ndërsa ura ekzistuese, me gjatësi 180 metra lineare, do të dublikohet me një strukturë të re pranë saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk preket ura ekzistuese dhe ndërtojmë një urë paralele, e cila do të shërbejë si një nga krahët e rrugës. Nuk do të vihet dorë mbi atë punim, por do të bëhen disa riparime të vogla për ta forcuar, pa e prekur atë”, u shpreh Balluku. Projekti përfshin edhe urbanizimin e zonës, me trotuare, ndriçim dhe gjelbërim, çka do ta transformojë zonën hyrëse të Shkodrës në një korridor modern dhe funksional.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?