Balluku: Më 18 prill fluturimi i parë nga Kukësi
18 prilli është përcaktuar si data kur nga Aeroporti i Kukësit do të kryhet fluturimi i parë. Datën e zbuloi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Në Aeroportin e Kukësit kemi bërë testet e para sa i përket procedurës së ulje-ngritjeve. Janë në fazën përfundimtare si pista, ashtu edhe terminali. Fluturimi i parë parashikohet të jetë diku në datën 18 Prill. Pavarësisht kohës së shpejtë dhe rekord në të cilën ky aeroport do të dorëzohet janë kryer të gjithë hapat e nevojshme për të pasur operime të sigurta”.
Një lajm i mirë është edhe nisja prej 28 marsit e një linje të re fluturimesh Tiranë-Dubai. ”Falë kompanisë shumë të njohur Flydubai e cila ka vendosur që të fillojë fluturimet në Tiranë nga data 28 Mars për 2 herë në javë”.
Vendosja e një linje direkte fluturimesh me Dubain pritet të ketë një impakt direkt në sektorin e turizmit, por do të jetë një ndihmë e projekteve të tjera të mëdha që kompania Emar Grup do të realizojë në Durrës-Tiranë.