Balluku me homologun kroat: Në vjeshtë nis puna për ndërtimin e Korridorit Blu

Në vjeshtë do të nisë puna për ndërtimin e Korridorit blu. Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me homologun kroat, Oleg Butković.

“Kemi biseduar për të gjithë hapat, që do hedhim në të ardhmen, duke nisur nga projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka, ndërkohë që Kroacia ka prej vitesh e ka nisur atë projekt dhe është drejt përfundimit, Korridorin Blu, i cili përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor, atë anë që laget nga deti Adriatik dhe Joni duke filluar nga Kroacia dhe duke përfunduar në Greqi.

Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme të këtij Korridori, ndaj ashtu siç të gjithë janë në dijeni ne kemi nisur punën gjatë vitit të shkuar. Bashkëpunimi Kroaci-Shqipëri është i hershëm sot kemi identifikuar disa prej tyre kemi biseduar për të gjitha hapat që do hedhim në të ardhmen, duke nisur nga projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka, Korridori blu ose Adriatiko-Jonian që përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor duke filluar nga Kroacia dhe përfundon në Greqi.

Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme të këtij Korridori, ndaj ashtu siç të gjithë janë në dijeni ne kemi nisur punën gjatë vitit të shkuar, por për shkak të pandemisë u stopua për momentin për të vazhduar së shpejti në vjeshtë do të nisim garën për ndërtimin e Korridorit blu që do të nisë nga pika hyrëse Murriqani dhe deri në pikën dalëse në Kakavijë”.

Kurse ministri Oleg Butković duke e konsideruar takimin të suksesshëm ka vlerësuar gatishmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar. “Kemi prekur disa tema të rëndësishme për bashkëpunim dhe për thellim të raporteve tona. Kroacia është e interesuar në të gjitha këto pikat, temat të cilat ne i diskutuam sot siç është Korridori Blu, i cili është shumë i rëndësishëm edhe për ne”. Të dy ministrat diskutuan mes tyre edhe sa i takon rritjes së bashkëpunimit për transportin detar, ajror dhe hekurudhor.

SHKARKO APP