Balluku: MIE e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të negociatave me BE
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) po vijon punën intensive në kuadër të procesit të integrimit europian, me fokus në përmbylljen e negociatave për katër kapituj të rëndësishëm, ndër të cilët Kapitulli 15, Energjia konsiderohet prioritar.
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka publikuar pamje nga mbledhja e skuadrës negociatore të MIE-së, e drejtuar nga kryenegociatorja Enkeleda Muçaj.
“Të gjithë drejtuesit e skuadrës sonë janë mobilizuar për të çuar përpara negociatat, si dhe për të informuar dhe përgatitur grupet e interesit të lidhura me këto kapituj,” u shpreh Balluku.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëria synon që deri në vitin 2027 të përmbushë të gjitha kushtet për mbylljen e negociatave me Bashkimin Europian.
KOHA JONË SONDAZH

