Balluku: Ne jemi patronazhistët më të mirë të Ballkanit
Partia Socialiste mbyll sot fushatën elektorale, dhe në fjalën e saj, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku kërkoi votën e të gjithë shqipatërve për të ardhmen e Shqipërisë.
Ajo tha se PS-ja ka treguar që mban premtimet, ndërsa e konsideroi forcën që përfaqëson si “patronazhistët më të mirë të Ballkanit që mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot”.
”Ne jemi ndryshe nga ata ne nuk dimë të bëjmë fjalë, ne bëjmë premtime dhe mbajmë premtime, jemi në krye të emergjencave dhe situatave, ne dimë të qajmë hallet dhe ti zgjidhim ato. 25 prilli do jetë ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e Shqipërinë se mandati i PS është për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, për të ndërtuar porte e aeroporte, kopshte e shkolla dhe shtëpinë e çdo qytetari, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë Shqipërinë, ne patronazhistët më të mirë Ballkanit që mund të patronizhojmë edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kot. Të gjithë bashkë për PS e Shqipërinë”.