Balluku nxjerr jashtë kontrollorët e Albcontrol: S’keni vend në ndërtesë
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku përmes një konference për shtyp, i është drejtuar kontrollorëve të Albcontrol që të dalin jashtë, pasi nuk kanë më vend në ndërtesë.
”Të gjithë qytetarët shqiptarë dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. A mbahen katër anëtarët të një familjeje me 2 mijë e 490 dollarë në muaj? Si thoni? Nga ky moment, unë kam informuar aleatët tonë dhe duke qenë se fatkeqësisht kontrollorët kanë vendosur të mos bëjnë detyrën dhe të mos i ofrojnë shërbim askujt. Një ndërtesë e kësaj sigurie nuk duhet të qëndrojë në duart e tyre. Nga ky moment s’do të jenë më aty. Ky nuk është funksion. Të gjithë këta do largohen”,-tha Balluku.