Bamir Topi: Rama është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës
Ish-Presidenti, Bamir Topi foli për përplasjet institucionale për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa e ekonsideroi “të rëndë” situatën e krijuar. I ftuar në “Kjo Javë”, në “News24”, Topi foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama ndërsa tha se sheh një kryeministër totalisht të munguar.
Ish-presidenti tha se kryeministri Rama është një nga arkitektët e shkatërrimit të Kushtetutës.
I pyetur për idenë e Presidentit Meta për referendum, Topi tha se referendumi është një nga elementët më pozitivë të demokracisë, por theksoi se problem është fakti nëse në vend ka vullnet politik.
“Situata është e rëndë, nuk dua të ndaj pesimizëm. Kryeministri nuk është thjesht njeriu që drejton qeverinë, kemi situatë ku kryeministri zotëron edhe fuqinë e parlamentit. Sot kemi një kryeministër, kemi apo nuk kemi parlament nga pikëpamja e fuqisë politike, them se jo. Nuk e ka këtu fuqi, kemi një vakum të fortë në parlament, braktisja nga opozita. Kemi institucionin e Presidentit, që realisht është i dobët, në marrëdhënien mazhorancë-presidencë, si institucion.
Shoh sot një kryeministër totalisht të munguar, është mënyra e sjelljes që tij që në ngjarje të rëndësishme tërhiqet dhe del pastaj, është mënyra e tij. Ai është një nga arkitektët të shkatërrimit të Kushtetutës dhe ke kthyen Shqipërinë në republikë të një kryeministri. Një përgjegjësi në tentativë e Ramës sepse nuk shoh asnjë lloj prononcimi për të ndryshuar situatën, fakti që ai nuk flet, në kohën kur institucionet kanë nevojë për opozitën, opozita largohet. Askënd nuk bind braktisja e kryeqytetit.
Këto e bëjnë që Presidenti Meta të jetë i dukshëm, ai bën opozitën për parimet kushtetuese të institucionit që mbulon. Besoj që referendumi është një elementët më pozitivë të demokracisë. Z.Meta kishte të drejtë kur i referohet referendumeve të bëra në Zvicër. Nuk është problemi për të gjykuar është mirë apo keq referendumi, por për të shkuar në referendum, problemi është se referendumi është i rëndësishëm, por a ka kulturë politikë, vullnet politik?
Supozojmë se morëm 50 firma, por në ç’filtra do të kalojë? Ne i kemi parë pengesat që kanë qenë në të kaluarën”, tha ish-presidenti.