Bamirësja nga Austria, angazhohet për të ndihmuar familjen e lënë në harresë nga Qeveria

Varfëria mbetet ende një plagë e thellë e shoqërisë sonë. E denoncuar shpesh nga partia opozitare, si qarku më i pambështetur nga qeveria, Kukësi dhe zonat përreth, vuajnë në mjerim. Si gjithmonë, në fund të një errësie ka sadopak dritë. Deputetja e zonës, Mimoza Hajdarmataj, së bashku me bamirësen nga Austria, znj.Marianne Graf, i kanë ardhur në ndihmë një familje, e cila jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Lajmin e ka bërë vetë deputetja demokrate, e cila përvec apelit ndaj qevevrisë, dha dhe një mesazh shprese dhe besimi tek figura të tilla, si znj.Graf.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, Hajdarnataj, shprehet se:”Dje në Tropojë kishim miken, “Engjellin e shqiptarëve”, bamirësen austriake, znj.Marianne Graf. Kjo grua fisnike, e devotshme ndaj shqiptarëve me shumë halle, kontribon prej vitesh në Shqipëri veçanërisht në zonat e veriut me humanizmin e saj, për të zbutur sado pak varfërinë dhe diferencat e thella”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke gjetur rastin për të falenduar znj.Graf për kontributin e dhënë, ajo shton se: “Sot i shpreh mirënjohjen dhe falënderimin nga zemra, zonjës Graff si dhe bashkëpunëtorin të saj z.Skender Thaci, që iu përgjigjën me vullnet e shumë dëshirë apelit njerëzor për të mbështetura familjen Prengzi e cila jeton në kushtet e nje mjerimi migjenian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për fëmijët e bukur të kësaj familje, apeli i deputetes së PD-së, është që të kenë një banesë dhe të rriten në kushte normale dhe jo mbijetese.

Në fund, Mimoza Hajdarmataj thekson se misioni i saj për këtë familje nuk mbaron këtu. “Do kthehemi pësëri së shpejti, me lajme të mira për këtë familje, dhe për projekte të tjera sociale në Tropojën e braktisur nga qeveria”.

14370145_1449662515060539_582699424523969881_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?