Bananja njeh ”rritje”, në 2017 sasia më e lartë në 5 vite

Në 5 vitet e fundit importi i bananeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme. Nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se trendi më i fuqishëm rritës ka ndodhur në vitin 2014, ndërkohë një vit më pas ka pësuar ulje për të vijuar në dy vitet e tjera me një trend më të fortë rritës. Ndërkohë në 2017 sasia e importuar është më e madhja në 5 vite ose 10 mijë ton më shumë.

Konsumi i bananeve në Shqipëri ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. Nga të dhënat e INSTAT, konstatohet se 2017 ka nivelin më të lartë të importit të bananeve në 5 vitet e fundit. Në kohën kur sekuestrimi rekord i 613 kg kokainë fshehur në një kamion që po importonte banane, ka kthyer vëmendjen në opinionin publik se çfarë peshë zë importimi i bananeve në tregun vendas.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se Shqipëria importon banane kryesisht nga nga tre shtete, Kolumbi, Ekuador dhe Kosta Rika. Në vitin 2014, vihet re se importi ka pësuar një rritje të menjëhershme me rreth 9 ton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vit më pas importi ka pësuar ulje për tu rikthyer përsëri me rritjen në 2015, të përllogaritur në bazë të vlerës gjatë 2017 në Shqipëri janë importuar rreth 2.2 mld lekë. Peshën më të lartë të importit të bananeve vijnë nga Ekuadori, e ndjekur nga Kolumbia dhe më pas Kosta Rika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Ushqimit rezulton se tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore ndërsa eksportuesi kryesor është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë. /Ora News/

Importi në vite

2013 15,744 tonë
2014 24 mijë tonë
2015 21,122 tonë
2016 23,446 tonë
2017 25,253 tonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?