Banda e Babagjyshëve, kërkohen 28 vjet burg për Sajmir Kalën – Pretenca

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 28 vite burg për Sajmir Kalën, një nga 11 anëtarët e Bandës së Babagjyshëve.

Organi i akuzës dha sot pretencën për Kalën, i cili akuzohet për dy grabitje me armë në Tiranë dhe Dibër.

Prokuroria tha se Kala përfiton nga gjykimi i shkurtuar. Banda e Babagjyshëve drejtohej nga Ilir Kupa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për 6 anëtarë të tjerë të bandës, mes tyre dhe kreun e saj Ilir Kupa, duke kërkuar në total 175 vjet burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në bazë të hetimit, Prokuroria ka ngritur akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale të vjedhjeve, kryesisht argjendari të kryera në Shqipëri por dhe në Maqedoni. Ata përdornin maska, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia.

Prokuroria për Krime të Rënda, në përfundim të procesit gjyqësor për pjesën e parë të grupit, kërkoi dënimet, si më poshtë:

Ilir Kupatë dënohet me 35 vjet burgim

  1. Enea Qerushitë dënohet me 30 vjet burgim
  2. Hajdar Sefa të dënohet me 30 vjet burgim
  3. Mark Shpendi të dënohet me 30 vjet burgim
  4. Edmond Selala të dënohet me 15 vjet burgim

Agustin Sula të dënohet me 35 vjet burgim (Për shkak të pozitës së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Prokuroria kërkoi për këtë të pandehur dënimin përfundimtar me 9 vjet burgim)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?