”Banda e bravave”, Muçollari: Akt banditesk me urdhër të Bashës

Në mbledhjen e parë të Komisioni të Rithemelimit të PD-së në selinë blu, pati incidente. Kreu ende në detyrë i FRPD-së, Belind Këlliçi hodhi akuza për bastisje të zyrës së tij në PD, dhe për ndërrimin e bravave. Sekretari i përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari thotë ajo që ndodhi dje nuk ishte incident, por një skenë e pastër krimi.

”Nuk është çështja se janë ndërruar brava, por është vjedhur gjithë dokumentacioni i FRPD-së, serverat, laptop, sende personale të kryetarit të Forumit. Është vjedhur dhe një nga vulat e FRPD. Aty ishte një akt banditesk që vetëm që hajdut i mirëfilltë mund ta bënte”,-tha në ”Ora News”.

Po ashtu Muçollari u shpreh se lidhur me këtë akt lajmëruan policinë të cilën e pritën për 40 minuta dhe nuk kishte shkuar. ”Ne u detyruam të shkonim në Komisariatin numër 1 dhe të bënim një kalëlzim ëpr vjedhje. Është vjedhur një hard disk i zotit Këlliçi i cili thotë se ka të dhë na personale dhe foto familjare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?